Berisha i përgjigjet Ramës: Me mençurinë e një bufi do të të përzë më 11 maj! Boll kopjove si majmun!

Lideri i opozitës Sali Berisha i është përgjigjur me ironi kryeministrit Edi Rama i cili e ka quajtur shumë shpesh buf.
Berisha tha se me këtë epitet, kryeministri i ka dhënë një epërsi të madhe, pasi bufi sipas tij personifikon mençurinë.
"Ai që më quan mu buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju.
Kopjon dhe imiton si majmuni. Sot deklaronte se do prodhojmë made in Albania makina ushtarake, jo mor jo do ta fillojmë me qumështin, me frutat me zarzavatet, do ta fillojmë me biznesin e vogël, me biznesin e madh, do të prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë. Shqipëria do jetë prodhuese dhe vetëm prodhuese", tha Berisha gjatë takimit me demokratët në Lushnjë.


