Berisha dënon arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit: Përpjekje për një Turqi pa opozitë!

Politikë

Berisha dënon arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit:

Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka dënuar vendimin e qeverisë turke për të arrestuar liderin e opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Berisha e konsideron si një akt të rëndë dhe një përpjekje për një Turqi pa opozitë.

"Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion