Berat/ PS i mori mandatin, LSI kërkon procesverbalin në KZAZ me numër 66

Politikë

Berat/ PS i mori mandatin, LSI kërkon procesverbalin në KZAZ me

LSI ka reaguar pas rezultatit të qarkut të Beratit, ku ka mbetur pa asnjë mandat. Ka qenë Ardit Çela, drejtuesi i LSI për këtë qark dhe i kryesuesi i listës së deputetëve, i cili pretendon se ka probleme në kutinë me numër 3318, që i përket fshatit Bogdan. Më tej, ai ka kërkuar të shikojë procesverbalin në KZAZ me numër 66.

Lidhur me këtë pretendim, ka reaguar Kozeta Nushi, kryetarja e KZAZ me numër 66. Ajo tha se procesverbalet janë bashkëngjitur me të gjitha ato përfundimtaret që do të dërgohen më pas në KQZ.


 “Një parregullsi që u konstatua në një kuti votimi, u bë prezent me anën e një procesverbali, i cili iu bashkëngjit procesverbalit përfundimtar të rezultateve. Ky procesverbal do të shkojë bashkë me rezultatet përfundimtare në KQZ.

Ne jemi të detyruar të kontrollojmë dhe të lexojmë votën e lexuesit në çdo kuti votimi që nuk është dëmtuar dhe që është marrë në dorëzim si kuti e rregullt dhe mendoj që kemi zbatuar ligjin. Votat janë të pasqyruara në kuti.

Në atë kuti ishin dy fleta të ngjitura, një kishte vulën e votuesit, ndërsa tjetra kishte një shenjë. Kjo bëri që të mos kishte mospërputhje me një numër votuesish”, u shpreh Nushi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion