Kim Kardashian harron shumë shpejt Kanye, nis romancën me shokun e saj më të ngushtë

Showbiz

Kim Kardashian harron shumë shpejt Kanye, nis romancën me shokun e saj

Kim Kardashian për pak javë do jetë zyrtarisht një grua e ndarë, pas procesit të divorcit, nisur nga shkurti. Duket se Kardashian e ka harruar shumë shpejt bashkëshortin e saj prej mbi 5 vitesh, sipas mediave rozë. Ajo flitet se është në një romancë me Vans Jones, shok i saj prej vite me radhë.

Nga ana tjetër, fansat kanë akuzuar menjëherë Kim se po përdor Jones për të përfituar në karrierën si avokate. ”Njerëzit do ta shikojnë Kim-in duke përdorur Kanye për ta përparuar në botën e modës dhe Van Jones për ta ndihmuar në karrierës së saj të ardhshme në ligj”, shkroi një llogari në Twitter.

Një burim pranë Kim ka treguar më herët për “E! Neës” se ajo po e përqafon këtë kapitull të ri në jetë dhe po shijon çdo minutë të tij.

“Kim po kënaqet shumë këto kohë. Ajo ndjehet e lirë dhe shumë e lumtur. Është një epokë e re për Kim. Asaj po i pëlqen shumë fakti që del me miqtë, takon njerëz të rinj dhe që mund të dal jashtë sërish e lirë”, ka thënë burimi, duke shtuar se të gjithë janë të lumtur që ajo po krijon më shumë kohë për veten e saj.

ME TE LEXUARAT