Basha: ‘Taksa Rama’ mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë në botë

Politikë

Basha: ‘Taksa Rama’ mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë

Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto tetë vite qeverisje.

Në një postim në “Instastory”, Basha thotë se një traktor, paguan çmimin e naftës më të lartë në Shqipëri.

Ai thotë ndër të tjera se “Taksa Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

“5 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili paguan çmimin e naftës më të lartë në Shqipëri. Përgjigja një traktor. Taksa Rama mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion