Gjendja shëndetësore e Navalny, Gjermania dhe Franca urdhërojnë Rusinë për trajtim të menjëhershëm

Bota

Gjendja shëndetësore e Navalny, Gjermania dhe Franca

Dy ditë pas u dha lajmi se gjendja e opozitarit rus Alexeï Navalny është e rëndë dhe rrezikon vdekjen, ka reaguar Gjermania dhe Franca. Mësohet se kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, i ka kërkuar Rusisë në mënyrë urgjente trajtimin mjekësor të Navalnyt.

Maas ka kërkuar gjithashtu që opozitari të ketë akses tek mjekët që kanë besimin e tij, duke shtuar se e drejta e tij për një për mbështetje mjekësore duhet t’i garantohet atij pa vonesa.

Nuk ka munguar reagimi i Francës. Ditën e sotme, ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka një përgjegjësi të madhe mbi këtë çeshtje.

 “Situata e Navalnyt është shumë shqetësuese. Uroj që të merren masa për të garantuar integritetin fizik të Navalnyt, por gjithashtu dhe lirimin e tij”, tha ai.

ME TE LEXUARAT