Basha: Shqiptarët duhen ta kenë parasysh, o me Edi Ramën dhe shokët e tij, o me fëmijët dhe familjet e tyre

Politikë

Basha: Shqiptarët duhen ta kenë parasysh, o me Edi Ramën dhe

Demokrati Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në degën 2 në Tiranë për prezantimin e kandidatëve për deputet para strukturave.

Gjatë fjalës së tij, Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe votën e tyre ta japin për opozitën.

"Lekët e taksave të shqiptarëve o do jenë tek fermeri shqiptar, o do jenë në xhepat e shokëve të Ramës. Lekët e taksapaguesve europian o do të vijnë për subvencione te ju, ose do të përpihen siç janë përpi e do të kthehen në restorante e vila luksoze për qeveritarët.

Kjo është zgjedhje që kemi më 11 maj.

O jeni me Edi Ramën, o jeni me fëmijët tuaj, o jeni me Edi Ramën o jeni me familjen tuaj, o jeni me Edi Ramën o jeni me xhepat tuaj, o jeni me Edi Ramën dhe shokët e shoqet e tij tek 313-ta, o jeni me subvencionet për fermerët për kolegët për familjarët tuaj. O jeni me Ed Ramën o jeni me Shqipërinë, të dyja bashkë nuk bëjnë’, tha Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion