Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, nisin hetimet për prindërit e autorit, dyshohet se...

Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, nisin hetimet për

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, tronditi Italinë një ditë më parë, kur u mësua se studentja që jetonte në Romë, u vra nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson.

23-vjeçari me origjinë filipinase, në debat e sipër, goditi me thikë Ilarian, duke i marrë jetën, teksa më pas e futi trupin e saj në valixhe dhe më pas duke e hedhur në një zonë pyjore larg Romës..Pasi pranoi krimin, hetimet kaluan dhe te prindërit e autorit, të cilët, sipas mediave italiane, ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Hetuesit po punojnë për të konstatuar ndonjë përfshirje të mundshme në fshehjen e trupit të vajzës nga babai dhe nëna e 23-vjeçarit, të cilët u morën në pyetje dje në komisariat.

Gjithashtu, një kamera sigurie ka kapur makinën e Samson, rreth orës 18:00 të datës 26 mars, në zonën e Polit, ku i riu ka hequr qafe trupin e vajzës, të mbyllur në një valixhe, duke e hedhur nga një shkëmb.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion