Bardhi flet pas mbledhjes së Grupit të PD: Gabim historik nëse vijojmë me frymë përçarëse

Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi njoftoi se qëndrimi i miratuar në mbledhje do të bëhet i dituar nga zyra e shtypi. Deri në zgjedhjen e kryetarit, partia do të drejtohet nga Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Në prononcimin për mediat, Bardhi tha se vetëm bashkimi e bën PD alternativë qeverisëse.
“Sot grupi ka miratuar një qëndrim lidhur me PD dhe proceset, qëndrim që do bëhet me dije shumë shpejt. Dua të sjell në vëmendje se grupi i PD në vijim është e vetmja trupë që ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve. Ndasi e përçarje që sjellin humbjen e opozitës. Nuk paragjykoj asnjë vendim të asnjë institucioneve të PD. Detyra e çdo përfaqësuesi i PD do të duhet të jetë forcimi i PD, bërja e PD forcë alternative qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme. Gabim historik nëse vijojmë me frymë përçarëse.” u shpreh Bardhi.


