Aksident i rëndë në aksin Përrenjas-Librazhd, makina përfundon poshtë kamionit
Lajmifundit
/
5 Qershor 2023, 15:01
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd. Një makinë përfundon poshtë mjetit të tonazhit të rëndë.
Raportohet se nga aksidenti janë plagosur dy persona.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit. Pritet që policia të dalë me një informacion paraprak.


