Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë e interesit 3.25%

Politikë

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë e

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm në mbështetjen e aktivitetit ekonomik të vendit, ndaj vendosi sot të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, për lekun në nivelin 3.25%.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediat se gjithashtu mbeten të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 2.25 % dhe 4.25 %.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë” tha Sejko.

Megjithatë, vijoi Guvernatori, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve për inflacionin qëndron në kahun e sipërm.

“Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve. Në çdo rast, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohen nga informacioni i ri, si dhe do të jenë konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit”, deklaroi Sejko.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion