“Banditët e qeverisë kërcënuan të dielën me jetë qytetarët”, Berisha: Rikthimi i votës së lirë, misioni ynë

Politikë

“Banditët e qeverisë kërcënuan të dielën me

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në panelin e konferencës “Revolta e Spaçit, 50 vjet- kujtesë kundër harresës” për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Berisha u shpreh se sot Edi Rama nuk mund të vendosë diktaturë klasike ashtu si në kohën e etërve të tij, por shtoi se në shumë aspekte ai ka vendosur më të keqen e diktaturave me banda. Ai tha se në zgjedhjet që u mbajtën ditën e dielë, banditët e qeverisë kërcënuan me jetë dhe u treguan tytën e revolës njerëzve të lirë për fajin e vetëm se donin të votonin të lirë.

“Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij. Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave. Forma më e keqe e diktaturave është diktaturave e bandave, që ka një kryebandit.

Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues. Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat.

Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia. Pra, u ndala në këtë koment për të theksuar se rikthimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është misioni i të gjitha misioneve sot, për të gjithë ata që besojnë se vota e lirë është origjina e të drejtës dhe ligjit, është e tregut të lirë, është themeli i lirive dhe dinjitetit.”, tha Berisha.

 

 

ME TE LEXUARAT