Balluku para zv. presidentit turk: S’kam humbur asnjë seri të telenovelës Sulejmani i Madhërishëm

Politikë

Balluku para zv. presidentit turk: S’kam humbur asnjë seri të

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka habitur me deklaratën e saj gjatë “Forumit të Biznesit Shqipëri-Turqi”, e cila flet përpara zëvendës presidentit turk, Cevdet Yilmaz se është një ndjekëse e rregullt e telenovelave turke.

Ajo dëgjohet teksa thotë se shqiptarët, mes të cilëve edhe vetë ajo, kanë ndjekur çdo seri të Sulejmanit të Madhërishëm dhe se madje nëpërmjet kësaj telenovele e të tjerave kanë mësuar historinë.  

“I nderuar zv president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm, pa humbur asnjë seri, por jo vetëm atë, edhe Kosemin dhe gjithë të tjerët, dhe e kam bërë edhe unë që ta dini. Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit sepse mësonte historinë për më tepër. I kemi të gjithë mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishë, të flasin shqip”, shprehet Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion