Balla nga Kuvendi: Nesër mbërrin një i dënuar përjetë, i fshehur në Korenë e Jugut që prej 1997

Politikë

Balla nga Kuvendi: Nesër mbërrin një i dënuar

Teksa foli për punën që po bën policia e shtetit, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nesër mberrin në Rinas një person i dënuar përjetë për 3 vrasje, i fshehur drejtësisë që prej vitit 1997 në Korenë e Jugut.

“Nesër mbërrin në Rinas nje person i dënuar përjetë me 3 vrasje, i fshehur drejtësisë prej 1997 në Korenë e Jugut. koha e pandëshkueshmërisë nuk është se mbaron brenda një nate, nuk mbaron as brenda një mandati ministri, por ky është një proces i cili duhet t’i lërë mënjanë debatet politike”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla foli sot nga foltorja e Kuvendit për procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Balla tha se po punohet shumë për këtë çështje. Sakaq ai pranoi se “nuk ka një shkop magjik” që në tetë muaj që është në krye të kësaj ministrie të ketë rezultate të menjëhershme.

Më tej ministri Balla  tha se së shpejti do të propozojë një ligj të ri në Kuvend për pastrimin e policisë, ku do të kërkojë mbështetje edhe nga opozita.

Taulant Balla: Sa i përket procesit të vetëpastrimit unë nuk kam shkop magjik që në 8 muaj të pretendoj  të pastroj policinë e shtetit menjëherë. Por dua t’ju shpreh angazhimin tim, shumë shpejt do vij këtu do kërkoj madje edhe mbështjen e opozitës për një ligj të ri për policinë e shtetit. Nuk kam asnjë dyshim se ka punonjës që ditën janë  me uniformë dhe natën tradhtojën besmin e qytetarëve. Me këtë po bashkëounon me interpol dhe europol që falë tyre kemi gjetur persona që sot janë pas hekurave.

ME TE LEXUARAT