I dënuar me 2 vite burg për falsifikime, arrestohet në Rinas 50-vjeçari

Aktualitet

I dënuar me 2 vite burg për falsifikime, arrestohet në Rinas

Një 50-vjeçar i dënuar me 2 vite burg është arrestuar këtë të enjte nga policia e Rinasit.

Shtetasi Sefer Agasi u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

50-vjeçari ishte dënuar për një ngjarje të vitit 2016, ku paraqiti në Pikën Kufitare të Bllatës, dokumente false, me qëllim zhdoganimin e një automjeti.

Ai do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Rinas, si dhe pas intervistimit të detajuar të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, u bë ndalimi i shtetasit Sefer Agasi, 50 vjeç.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në vitin 2016, ai ka paraqitur në PKK Bllatë, dokumente false, me qëllim zhdoganimin e një automjeti”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion