Kremlini: Marrëdhëniet me NATO-n kanë shkuar drejt konfliktit të hapur

Bota

Kremlini: Marrëdhëniet me NATO-n kanë shkuar drejt konfliktit

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) janë në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë, tha Dmitry Peskov mesditën e së enjtes në një konferencë të rregullt për shtyp nga Kremlini.

Sekretari i shtypit i presidentit rus Vladimir Putin ka pohuar se “marrëdhëniet ruso-NATO janë acaruar për shkak të agresionit të dyshuar të NATO-s përmes Ukrainës.”

“Në fakt, këto marrëdhënie tani kanë rënë në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë. Në të vërtetë, vendet e NATO-s, vetë aleanca tashmë janë përfshirë në konfliktin rreth Ukrainës. NATO vazhdon lëvizjen e saj drejt kufijve tanë, zgjerimin e infrastrukturës së saj ushtarake drejt kufijve tanë”, tha Peskov.

Kujtojmë se i ashtuquajturi “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës nga shkurti 2022 kishte për qëllim të pengonte NATO-n të afrohej me kufirin rus, ndaj deklarata e mësipërme mund të merret edhe si një pranim i dështimit të përpjekjes për të ndaluar ambiciet e NATO-s sipas retorikës së Moskës.

Peskov gjithashtu e quajti NATO-n një faktor destabilizues në kontinentin evropian që nuk kontribuon për sigurinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion