Arjan Çani: Edi Rama ka pranuar humbjen në Tiranë, i ka thënë shtabit të ikin në shtëpi!

Politikë

Arjan Çani: Edi Rama ka pranuar humbjen në Tiranë, i ka

Gazetari Arjan Çani, ka deklarura në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, se Edi Rama e ka pranuar humbjen në Tiranë dhe u ka thënë anëtarëve të shtabit socialistë të largohen drejt banesave të tyre.

“Më vjen një informacion nga mazhoranca, Rama i ka dhënë porosi shtabit në Tiranë që të largohen nëpër shtëpi sepse Tirana është e humbur.

E ka thënë me qetësi, mund të ikni në shtëpi, sepse ka parë që Tirana është e humbur“, tha Çani.

Arjan Çani: Edi Rama ka pranuar humbjen në Tiranë, i ka

Çani tha se njeriu që ka dështuar në Tiranë, është Erion Veliaj, drejtues politik në këto zgjedhje.

“Erion Veliaj ka dështuar. Vetë Baton Haxhiu e nxjerr opozitën në Tiranë fituese.

Njeriu që drejtoi fushatën e Tiranës, sot është i dështuar.

Po të isha Edi Rama nuk e di si do të sillesha, sepse ai i’a besoi atij fushatën“, tha Çani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion