Ardian Çela i kundërpërgjigjet Bashës: Kur flet ti, unë fle gjumë

Politikë

Ardian Çela i kundërpërgjigjet Bashës: Kur flet ti,

Administratori i OSHEE, Ardian Çela i është përgjigjur kërcënimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për ta denoncuar në SPAK.

Në reagim, administratori i OSHEE shprehet se Basha nuk është as në qiell as në tokë. Më tej, Çela sqaron efektin zinxhir që ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

"Kur flet z.Basha unë fle gjumë. Nuk është as në qiell as në tokë. Ne duhet të bimë dakord a ka krizë botërore apo jo?

Nëse Shqipëria është e shkëputur nga ky realitet, atëherë ok. Rritja e taksës së co2, mbyllja e centraleve nukleare, dhe gjëra të tjera që su bënë në mënyrën e duhur, shto dhe pandeminë, bënë gjë të kemi më pak energji në treg.

Ne importojmë energji. Nëse nuk do kemi reshje, pjesën më të madhe e zë importi. Kryeministri e bëri të qartë ne nuk do e prekim tarifën e familjeve dhe biznesit të vogël."-shprehet Çela.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion