Apeli i GJKKO la në “arrest shtëpie” Berishën, avokati: Duan të izolojnë i ish-kryeministrin

Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, ka folur për mediat në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO mbi masën “Arrest shtëpie”.
Gjokutaj u sh[preh se qëllimi i një vendimi të tillë është izolimi i Berishës, ndërsa shtoi se hapi i radhës është rekursi në Gjykatën e Lartë.
Avokati tha se për gjykatën nuk ka rëndësi në Berisha është apo jo në shërbim të procesit, ndërsa shtoi se beteja vijon.
“U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Qëllimi është që ai të izolohet.
Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Beteja vazhdon”, tha ai


