Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë, zgjidhet kryetari i komanduar në Bashkinë Cërrik

Politikë

Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë, zgjidhet kryetari

Sot u mblodh Këshilli Bashkiak i Cërrikut,ku u diskutua dhe miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla.

Ky vendim vjen pas emërimit të tij në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë “Rama 4”.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli vendosi të komandojë në krye të institucionit Florenc Doko, një emër i njohur për qytetin e Cërrikut, i cili ka mbajtur më parë poste të rëndësishme si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion