Plagoset me thikë në kraharor 69-vjeçari në Himarë

Aktualitet

Plagoset me thikë në kraharor 69-vjeçari në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku një 69-vjeçar është plagosur me thikë.

I lënduari është identifikuar si Përparim Popa. Ai ka marrë plagë në kraharor dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Popa është transportuar më pas drejt spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet që kanë çuar në plagosjen e 69-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion