Alizoti akuzon PS: Është dhunuar një vëzhgues demokrat në Berat, Klosi të tërheqë zagarët e tij

Politikë

Alizoti akuzon PS: Është dhunuar një vëzhgues demokrat

Një incident është raportuar në Berat, ku thuhet se është dhunuar një vëzhgues demokrat. Lajmi u bë me dije nga kryesuesi i listës së qarkut të Beratit për Partinë Demokratike, Tomor Alizoti. Në një deklaratë për mediat, Alizoti i bën thirrje PS dhe drejtuesit të qarkut të PS-së Blendi Klosi që të tërheqë njerëzit e tij nga dhuna, pasi për këtë do të mbajë përgjegjësi personale.

“Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar,. Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni nëse keni humbur keni humbur, pranojeni”, ka thën Alizoti.e.su./abcneës.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion