Të shtëna me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës, Policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në det, përballë zonës së Palasës.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 21:00 është marrë informacion se nga një jaht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë ndjekjen e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave që ndodheshin në bord.
Paralelisht, janë angazhuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.
Policia bën me dije se operacioni për ndalimin e jahtit vijon, ndërsa pas përfundimit të veprimeve të para hetimore pritet të jepet informacion i plotë mbi ngjarjen.

Himarë / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.
Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.
Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, do të jepet informacion i plotë për rastin.


