'Po të dëgjohesha unë, do ta hiqja nga përdorimi'/ Çfarë e revoltoi Leonora Jakupin pas sherrit në BBVK 5?

Showbiz

'Po të dëgjohesha unë, do ta hiqja nga përdorimi'/

Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.

“Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.

“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.

Gjatë spektaklit, Jona u përball me akuza të shumta lidhur me komentet dhe sjelljen e pretenduar në atë grup, për të cilat ajo kërkoi falje publike, megjithëse jo të gjitha palët i përfshiu në kërkimfaljen e saj. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion