“Rama dhe Balluku të shkojnë në burg”- Çifti nga Vlora vjen në protestën kundër qeverisë: Të qërohet kryeministri

Aktualitet

“Rama dhe Balluku të shkojnë në burg”- Çifti

Një çift qytetarësh nga Vlora i është bashkuar protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubimin kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për Mediat qe mbështesin protestën , ata thanë se kishin dëshiruar të merrnin pjesë edhe në protestat e mëparshme, por nuk kishin pasur mundësi për shkak të kushteve ekonomike.

“Kam ardhur nga Vlora. Të futet në burg ky bashkë me Belindën. Kemi dashur të vijmë gjithmonë, por s’kemi pasur buxhet. Me zemër kemi qenë gjithmonë. Të qërohet”, u shpreh qytetarja.

Çifti shprehu gjithashtu vlerësimin për mediat dhe mbulimin e zhvillimeve, duke u shprehur:  hallall ta keni”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion