“Fundi i diktatorëve”, pankarta në protestën e PD-së vendos Ramën përkrah Huseinit, Gadafit dhe Asadit

Aktualitet

“Fundi i diktatorëve”, pankarta në protestën e

Në protestën e PD-së para Kryeministrisë u shfaqën dy pankarta kundër Edi Ramës. Në të parën, me mbishkrimin “Fundi i diktatorëve = Liri”, renditen emrat e Sadam Huseinit, Muamar Gadafit dhe Bashar al-Asadit.

Emri i kryeministrit është vendosur në fund të listës, pranë një laku të vizatuar, me shënimin “Rama E. – Oct. 2026”. Krahas emrave të tjerë janë shënuar dhjetori 2006, kur u ekzekutua Huseini, tetori 2011, kur u vra Gadafi, dhe dhjetori 2024, kur ra regjimi i Asadit.

Në pankartën e dytë është vizatuar Benito Musolini i varur me kokë poshtë. Në të janë shkruar edhe emri i sheshit “Piazzale Loreto” në Milano dhe data 29 prill 1945.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion