Plagoset me ar'më 54-vjeçari në Tiranë, transportohet në spital

Aktualitet

Plagoset me ar'më 54-vjeçari në Tiranë, transportohet
Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Josif Pashko”.

I plagosuri, shtetasi me inicialet G. A., është paraqitur për ndihmë mjekësore në një spital shtetëror dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT