Ishte parashikuar për sot, anullohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, nuk dihet arsyeja

Politikë

Ishte parashikuar për sot, anullohet mbledhja e zgjeruar e Grupit
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar.

Nuk dihen ende arsyet e anulimit, por takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Sipas axhendës së bërë publike në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama.

Në vijim, axhenda parashikonte një raportim mbi ecurinë e “Pranisë Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

ME TE LEXUARAT