Të shtënat me ar'më gjatë aksionit antidrogë në Qafështamë, polica zbulon arsyen përse u qëllua në ajër

Aktualitet


Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë në Krujë.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.

Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.

Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.

Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion