Përplasjet gjatë protestës para ministrisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur një hetim mbi përdorimin e forcës së policisë ndaj studentëve

Aktualitet

Përplasjet gjatë protestës para ministrisë, Avokati i

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me protestën e sotme kundër qeverisë, të zhvilluar përpara ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe policisë.

Endri Shabani, në një njoftim zyrtar, thekson se kanë nisur një hetim administrativ për përdorimin e forcës nga policia ndaj studentëve.

Ai bën me dije se grupet e monitorimit kanë shkuar në Bllokun e Sigurisë, ku ndodhen të shoqëruarit, dhe po verifikojnë nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.

“Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që policia dhunoi dhe tërhoqi zvarrë persona të caktuar, të cilët sulmuan me sende të forta godinën e ministrisë së Arsimit.

REAGIMI I PLOTE:

Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme.

Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.

Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.

ME TE LEXUARAT