Përplasje të forta para Kryeministrisë, gurë dhe tym mes protestuesve dhe policisë
Lajmifundit
/
16 October 2026, 16:51
Aktualitet

Dita e katërt e protestës në Tiranë vijon të jetë e dhunshme, me përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.
Aktualisht, një grup protestuesish ndodhen para Kryeministrisë, ku po përplasen fizikisht, si dhe po hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Nga ana tjetër, uniformat blu janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.


