Demo pranon tejkalimin e kompetencave nga policia: U pezulluan dy efektivë, por ligji do jetë i barabartë për të gjithë

Aktualitet

Demo pranon tejkalimin e kompetencave nga policia: U pezulluan dy efektivë,

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka bërë të ditur se dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave gjatë protestave në Tiranë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Demo tha se është njohur me dy rastet përmes pamjeve të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ka kërkuar verifikimin e tyre nga strukturat përkatëse.

proteste%20polici2.webp

Demo tha se ka kërkuar që reagimi i policisë të jetë proporcional dhe brenda kufijve të ligjit, duke theksuar se do të hetohet çdo rast i tejkalimit të kompetencave nga efektivët.

“Ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit”, u shpreh ministri.

Demo akuzoi gjithashtu organizatorët e protestave për nxitje të akteve të dhunës ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private. Ai theksoi se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Ministri u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në akte të dhunshme, ndërsa siguroi qytetarët se garantimi i rendit dhe sigurisë publike do të vijojë të jetë prioritet.

ME TE LEXUARAT