Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve nëpër Tiranë

Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë

Momente tensioni janë shënuar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, teksa efektivët e policisë kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e qytetarëve.

Sipas pamjeve, policia ka krijuar një kordon për të ndaluar marshimin e protestuesve, të cilët ishin nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Përballë kordonit policor, qytetarët kanë kërkuar që t’u hapet rruga, ndërsa kanë drejtuar thirrje ndaj efektivëve.

“Hapeni rrugën!”, “Polici e krimit!”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve ndaj efektivëve.

ME TE LEXUARAT