“Ndërkombëtarët e dinë që poshtë zyrës së Ramës protestohet” - Aktivistja Luçiana Kokaj: Problemi është korrupsioni, jo historitë rozë

Në protestën e 124 kundër qeverisë “Rama”, aktivistja Luçiana Kokaj, u shpreh se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës.
Gjithashtu ajo u ndal edhe tek takimi i kryeministrit me presidenten e KE, Ursula von der Leyen duke thënë se ndërkombëtarët e dinë që shqiptarët protestojnë çdo ditë poshtë zyrës së Ramës.
Ajo u shpreh se protesta nuk është kundër Bashkimit Europian, por kundër klasës politike që ka marrë peng vendin dhe jetën e qytetarëve.
“Protestohet kundër kësaj klase politike që na ka marrë peng vendit. Ne nuk besojmë se ndërkombëtarët erdhën vetëm me shpresën e Edi Ramës.
Ata e dinë që ne jemi këtu poshtë zyrës së Ramës çdo ditë derisa ai të largohet dhe t’i hapë rrugë Bashkimit Evropian.
Shqiptarët duan të integrohen që të kenë standardet e BE dhe jo të jenë një shtojcë. Ndaj ne jemi në protestë çdo ditë dhe ta vazhdojmë protestën për një Shqipëri të lirë.
Siguria kombëtar është në rrezik. Historitë rozë nuk na largojnë vëmendjen nga problemi i vërtetë, për ne nuk është problem jeta private e dikujt, problem është korrupsioni”, tha aktivistja.


