Përplasen disa automjete rresht pranë Freskut, aksident zinxhir në Unazën e Madhe

Aktualitet

Përplasen disa automjete rresht pranë Freskut, aksident zinxhir
Një aksident shumëfish është regjistruar mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe, pranë rrethrrotullimit të Freskut, në Tiranë.

Në përplasjen zinxhir janë përfshirë disa automjete, duke shkaktuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.

Nga informacionet paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja për jetën. Në vendngjarje shihen disa automjete të dëmtuara, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion