Përplasen dy makina në Fier, një person në gjendje të rëndë

Aktualitet

Përplasen dy makina në Fier, një person në gjendje të
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në Fier. 

Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Gabriel Çuni, dhe një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Alfred Sinani, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i lënduar.

Pasagjeri që udhëtonte në automjetin tip “Audi” është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion