Përndiqte të miturat, ja çfarë caktoi gjykata për këngëtarin fierak

Aktualitet
Përndiqte të miturat, ja çfarë caktoi gjykata për

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin Erind Xhaferi, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë.

Prokuroria kishte paraqitur dy kërkesa; vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të dyshuarin.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi të dyja kërkesat e Prokurorisë.

Në shpalljen e vendimit, gjyqtari i çështjes arsyetoi se ekzistonin kushtet dhe rrethanat për aplikimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP-së.

Megjithatë, në kushtet kur neni 224, paragrafi 3, i KPP-së ia ndalon mundësinë gjykatës të caktojë një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion