Parlamenti hungarez i heq imunitetin kryeministrit Peter Magyar, nën hetim për 'vjedhjen' e një telefoni në vitin 2024

Bota

-900-0-1776526896xhungari1jpg-952.jpg

Parlamenti hungarez i ka hequr imunitetin kryeministrit dhe kreut të partisë TISZA, Peter Magyar, duke i hapur rrugë hetimit ndaj tij për një ngjarje të ndodhur në Budapest në vitin 2024.

Vendimi u mor këtë të hënë gjatë një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit, ku iu hoq imuniteti edhe dy deputetëve të tjerë.

Magyar kërkoi vetë që deputetët të votonin për heqjen e imunitetit të tij. Gjatë fjalës në Parlament, ai kritikoi Prokurorinë e Përgjithshme dhe akuzoi qeveritë e mëparshme për provokime, duke i cilësuar ato si “mafia”.

Çështja ndaj kryeministrit lidhet me një incident të qershorit 2024. Sipas “Hungary Today”, Magyar akuzohet se gjatë një mbrëmjeje në një klub nate i mori telefonin një personi dhe më pas e hodhi në lumë.

Për këtë ngjarje, ai akuzohet për vjedhjen e një sendi me vlerë të vogël sipas Kodit Penal hungarez.

Magyar i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka cilësuar çështjen të motivuar politikisht dhe një “farsë”.

Në vitin 2025, Parlamenti Europian refuzoi t’i hiqte imunitetin që Magyar gëzonte në atë kohë si eurodeputet. Pasi u bë kryeministër, prokurorët hungarezë i kërkuan Parlamentit kombëtar heqjen e imunitetit të tij.

Në të njëjtën seancë, Parlamenti i hoqi imunitetin edhe ish-ministrit të Kulturës, Balazs Hanko, deputet i FIDESZ, si dhe deputetit kristiandemokrat Miklos Sesztak.

Sipas “Hungary Today”, Sesztak më pas u paraqit te prokurorët dhe u arrestua nën dyshimet për korrupsion.

Para seancës së jashtëzakonshme, kreu i grupit parlamentar të FIDESZ, Janos Boka, njoftoi se grupi nuk do të merrte pjesë, duke thënë se nuk dëshironte të bëhej pjesë e asaj që e cilësoi si një “shfaqje politike me kukulla”.

Edhe Hanko ka deklaruar se hetimi ndaj tij është i motivuar politikisht dhe synon ta frikësojë. Pas paraqitjes para Komisionit të Imunitetit, ai tha se kishte kundërshtuar një për një pretendimet e ngritura ndaj tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion