Parashikimi i Bankës Botërore: Shqipëria vijon rritjen ekonomike në 2026

Aktualitet

Parashikimi i Bankës Botërore: Shqipëria vijon rritjen ekonomike
Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia shqiptare do të rritet përgjatë këtij viti me rreth 3.4%.Në raportin e vjeshtës ky institucion vlerëson se ekonomia shqiptare do të përshpejtojë rritjen në dy vitet në vijim përkatësisht në 3.5 dhe 3.7%.

Nga të dhënat e Bankës Botërore vërehet se rritja e ekonomisë shqiptare rezulton ndër më të mirat në rajon duke lënë pas vende të tjera si Maqedonia e Veriut. Mali I zi apo Serbia.

Ekonomia e Shqipërisë pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, ndërsa turizmi, ndërtimi dhe investimet do të jenë ndër faktorët kryesorë që do të mbështesin aktivitetin ekonomik. Shqipëria renditet midis vendeve ku ardhjet e turistëve kanë vijuar të rriten, pavarësisht kostove më të larta të transportit dhe problemeve të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare.

Edhe tregu i punës në Shqipëri ka shënuar përmirësim. Papunësia ka ardhur në rënie, ndërsa në rajon ndryshimet në punësim janë ndikuar kryesisht nga pjesëmarrja më e ulët në tregun e punës.

Për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve, qeveritë e rajonit kanë marrë masa të ndryshme. Shqipëria ka vendosur kufizime për çmimet me pakicë të karburanteve, me synim zbutjen e ndikimit te qytetarët dhe bizneset.

Sipas Bankës Botërore shtysë në rritjen ekonomike për Shqipërinë kanë dhënë edhe reformat strukturore në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian mbetet një faktor i rëndësishëm në këtë proces.

Një tjetër mundësi për ekonominë  sipas Bankës Botërore konsiderohet edhe inteligjenca artificiale. Ajo mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin e bizneseve, por për këtë nevojiten më shumë investime në teknologji, të dhëna dhe aftësi digjitale.

Sipas parashikimeve, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të arrijë mesatarisht 3.4% gjatë viteve 2027–2028.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion