Ministria e Arsimit publikon DATAT e provimeve të Maturës Shtetërore

Aktualitet

Ministria e Arsimit publikon DATAT e provimeve të Maturës

Është publikuar tashmë rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional nga Ministria e Arsimit.

Datat e provimeve për maturantët:

2 qershor · Provimi i gjuhës së huaj;
9 qershor · Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë;
16 qershor · Provimi i matematikës;
23 qershor · Provimi me zgjedhje
Po ashtu janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.

Provimet e Maturës Shtetërore 2026 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion