Njihuni me "surprizat" e motit për sot, reshje intensive dhe stuhi ere, temperaturat zbresin deri në...

Pritet rënie e vlerave barike, duke bërë që në vendin tonë vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore, duke bërë që shirat të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë. Herë pas here shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, ndërsa e gjithë zona malore do të vijojë me vranësira dhe shira, por në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, temperatura më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes të territorit, deri në 22°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.


