Në krahët e babait, por nuk shpëtoi, shkëmbi ia merr jetën 3-vjeçarit në Turqi

Bota

-900-0-1779550163xturqi-fetiye-783.jpg

jNë shëtitje me të atin përfundoi tragjikisht për një 3 vjeçar në Kayseri të Turqisë.

Vogëlushi vdiq pasi u godit nga gurët që ranë nga një zonë shkëmbore.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa Kaan Şen kishte dalë për të shëtitur së bashku me babain e tij. Gjatë rrugës, trevjeçari u lodh dhe babai e mori në krahë për të vazhduar ecjen, shkruan CNN turk

Në atë moment, nga pjesa shkëmbore pranë tyre u shkëputën disa gurë, të cilët ranë mbi babanë dhe fëmijën. Një prej tyre goditi Kaanin në kokë, duke e plagosur rëndë.

Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë 3-vjeçarit, i cili më pas u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, gjendja e tij ishte tepër e rëndë dhe ai ndërroi jetë në spital,

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e policisë, të cilat kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion