Reshje shiu, shtrëngata dhe shkarkesa elektrike? Moti për sot: Në mbrëmje...

Moti

Reshje shiu, shtrëngata dhe shkarkesa elektrike? Moti për sot: Në

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash të pakta deri te mesatare, në orët e mbrëmjes mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.


Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri dhe jug të vendit, hera-herës në jug shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente, të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht në qendër dhe veri shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në mbrëmje nderprerje të reshjeve në të gjithë vendin.

Era me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 18m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

ME TE LEXUARAT