Momente paniku në autobusin e shkollës, shoferi humb ndjenjat! Nxënësja vepron në sekondën e fundit (VIDEO

Një nxënëse 15-vjeçare është duartrokitur si heroinë në Pensilvani të SHBA-së, pasi shmangu një tragjedi kur arriti të ndalonte autobusin e shkollës, pasi shoferi kishte humbur ndjenjat në timon.
Ngjarja ndodhi në mes të shtatorit dhe u filmua nga kamerat e sigurisë brenda mjetit.
THESE PENNSYLVANIA KIDS ARE THE REAL DEAL.
— Gunther Eagleman™ (@GuntherEagleman) September 30, 2026
Their bus driver had a medical emergency behind the wheel, and a group of high school students jumped into action. You can hear them on the video yelling to hit the brake while they worked together to get that bus under control.
No… pic.twitter.com/hpRtzxVrLi
Pamjet tregojnë se disa nxënës kishin nisur të zbrisnin në një stacion, kur autobusi filloi të lëvizte sërish. Njëri prej tyre i kërkon shoferit të hapë derën, por nuk merr përgjigje. Në ato çaste, disa nxënës kuptojnë se diçka nuk shkon dhe vrapojnë drejt pjesës së përparme të autobusit, ndërsa dëgjohen thirrje për të aktivizuar frenën.
Nxënësja Alexis Smith çohet nga sedilja me shpejtësi, i afrohet shoferit arrin të tërheqë frenën dhe ta ndalojë autobusin. Më pas ajo përdor radion për të njoftuar shërbimet e emergjencës, duke u thënë se shoferi kishte humbur ndjenjat.
Distrikti shkollor Hollidaysburg Area e përgëzoi publikisht 15-vjeçaren edhe për faktin se ndihmoi shoferin deri në mbërritjen e ekipeve mjekësore.
Sipas mediave lokale, shoferi u rikuperua dhe u kthye në punë para fundit të muajit.


