Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës pas dënimit të vrasësit: Shpresoj se tani ajo është në paqe
Lajmifundit
/
27 October 2026, 21:23
Aktualitet

Pas vendimit të gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Mark Samson, 24-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, nëna e saj, Gëzime Sula, ka përcjellë një mesazh prekës përmes mediave italiane.
Mes lotësh, ajo u bëri thirrje djemve që t’i trajtojnë vajzat me dashuri dhe respekt, duke theksuar se marrëdhëniet nuk mund të ndërtohen mbi dhunën.
“Duhet t’i respektojnë vajzat. Duhet t’i respektojnë, duhet t’i duan, t’u japin dashuri”, u shpreh ajo.
Pas vendimit për dënimin maksimal të autorit, Gëzime Sula shpreson se e bija më në fund mund të gjejë paqe.
“Mendoj se tani ime bijë është në paqe”, tha ajo.


