"Më quani prosti'utë e më quani kur'vë", Roza Lati vjen me postimin e fortë në rrjetet sociale

Roza Lati ka reaguar ashpër ndaj komenteve dhe etiketimeve fyese që, sipas saj, po i drejtohen në rrjetet sociale. Përmes disa postimeve në Instagram, moderatorja ka kërkuar që emri i saj të mos lidhet me skandale apo aludime ku, sipas saj, nuk ka pasur asnjë përfshirje. Në reagimin e saj, Roza iu është drejtuar drejtpërdrejt personave që e kritikojnë:
“Këtë SMS tani e kam për ju k*rvat. Meshkuj e femra. Që në çdo dalje timen në intervista, shani e fyeni. Pa më njohur personalisht.” Më tej, moderatorja ka kundërshtuar etiketimet ndaj saj, duke shkruar: “Më quani prostutë e më quani kuve. Për çfarë? Se jam tip i shkathët? Se jam rebele? Se jam çapkenë? Se flas HAPUR? Se jam E SINQERTË?”
Roza ka përmendur edhe skandalet që kanë bërë bujë së fundmi, duke këmbëngulur se emri i saj nuk është përmendur në to: “Se për të parë s’keni parë gjë! Në të gjitha këto skandale: jo me Ad Hilara, jo me Ergys Agasra, jo me eskorta Burgjesh. E lexuat gjëkund emrin tim?”
Ajo ka vijuar me një tjetër pyetje drejtuar komentuesve: “Për çfarë e bëni një vajzë personazh publik k*rve??? Kur emri nuk i është përlyer ASNJËHERË në skandale seksuale? As publikisht as privatisht.” Moderatorja ka publikuar gjithashtu një prej komenteve që, sipas saj, ka marrë dhe i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë të drejtpërdrejtë:
“E ke gabim! Unë t’i vesh brekët ty në kokë me këtë tip që kam. Mos i ngatërroni gjërat.” Në reagimin e gjatë, Roza ka prekur edhe momente të vështira nga fëmijëria, duke shpjeguar se ato kanë ndikuar në mënyrën se si është formuar si person. “Unë jam rritur me trauma, kam parë dhunë e skena agresive që s’ja uroj asnjë fëmije! Dhe këtë tip që kam sot, e kam se kam kuptuar rëndësinë e jetës, që në fëmijëri. Sa e shtrenjtë është JETA.”
Në fund, ajo është rikthyer te mesazhi kryesor i reagimit të saj, duke kërkuar që emri dhe imazhi i saj të mos lidhen me histori ku, sipas saj, nuk ka qenë e përfshirë: “Ishte e nevojshme të reagoja. Ejjjjjj…. thirr mendjes!!! Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh! As emrin e as fytyrën s’ma ke parë në asnjë skandal.”


