“Masat ndëshkuese, lajthitje e kryeministrit” – I riu në protestë: S’mund t’i nënshtrohemi një personi të palogjikshëm

Një i ri në protestë komentoi paketën e re ligjore të kryeministrit Edi Rama për dhunën në protesta, duke e cilësuar si një lajthitje të tij.
Në një prononcim për News24, ai theksoi se studentët shqiptarë duhet të organizohen sikurse edhe të rinjtë serbë kundër Aleksandër Vuçiç, të cilin e mundën në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë.
“Janë thjesht lajthitje të tij. Një kryeministër nuk mund t’i vërë gjoba popullit të vet. E dyta nuk mund të kërcënosh një popull që ka borxhe me gjoba. Të gjithë jemi me kredi, borxhe. Nuk mendoj se preken nga fjalët e kryeministrit.”, theksoi ai.
Ai tregoi se është qëlluar nga policia me plumba gome gjatë protestave, ndërsa shtoi se nuk mund “t’i nënshtrohen presionit të një personi të palogjikshëm.”
“Jam goditur me plumba gome. Kam qenë dhe më kanë goditur nga kangjellat e ministrisë nga 6-7 metra larg. Kam dy plagë tek këmba, dhe një në gisht. Jemi spërkatur me spraj me piper.”, tha ai.


