“Kërkesa për dialog është e pasinqertë” / Aktivisti i përgjigjet Kryeministrit: Të dëgjojë kërkesën dhe të largohet

Aktualitet

“Kërkesa për dialog është e pasinqertë” /

Aktivisti Migen Qiraxhi kritikoi qasjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e tij për të dialoguar me studentët që i kërkojnë prej ditësh dorëheqjen nga posti.

Në një intervistë për News24, ai tha se Rama e përdor fjalën “dialog” si një mekanizëm për të manipuluar popullin, ndërsa shtoi se kërkesa e tij për bisedime është e pasinqertë për shkak se nëse do të donte që të adresonte problemet e qytetarëve, do të plotësonte kërkesat e tyre.

“Kryeministri e përdor fjalën dialog si mekanizëm PR, për të bindur pjesën tjetër të shoqërisë se nuk kam me kë të bisedoj. Të rinjtë kanë të drejtë të thonë se e ka futur në një kurth komunikimi këtë çështjen e dialogut. Kërkesa për dialog është e pasinqertë.

Kjo protestë është e tillë masive, pa një grup përfaqësuesish. Nëse ka ndërmend që të adresojë problemet e shqiptarëve brenda kësaj proteste, është të dëgjojë kërkesat.

E para është dorëheqje. Nëse do t’i kishte vullnetin për t’i zgjidhur, mund t’i zgjidhte pa kërkuar dialog.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion