Shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Veliaj: Mirënjohje për sakrificën në terren

Aktualitet

1786447637_zjarrfiksit.jpg

Zjarrfikësit e Tiranës që u angazhuan në luftën me flakët gjatë stinës së verës do të shpërblehen financiarisht, me nismë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Projektvendimi pritet t'i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.

 Shpërblimi parashikohet për efektivët që punuan në terren gjatë një periudhe me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme. Zjarrfikësit u angazhuan në shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.

 Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.

Gjatë muajve të verës së vitit 2026, në Shqipëri u regjistruan qindra vatra zjarri. Vetëm deri në fillim të shtatorit u raportuan mbi 680 raste në total dhe 81 zjarre masive në shkallë kombëtare, të cilat shkaktuan dëme në pyje, kullota dhe bimësi.

Në qarkun e Tiranës u regjistruan disa vatra të rëndësishme zjarresh në zonat pyjore dhe periferike, si në Qafë-Mollë (Zall-Bastar) dhe në fshatin Daias mes Lundrës dhe Priskës

ME TE LEXUARAT