Leonora Jakupi pozon me Medën nga sheshi: “Bashkohuni me ne, UÇK-ja është e jona, jo e partive politike”
Lajmifundit
/
6 October 2026, 20:58
Kosovë&Rajon

Leonora Jakupi ka publikuar një selfie nga sheshi, ku shihet së bashku me këngëtarin Meda, teksa po marrin pjesë në tubimin e sotëm.
Përmes postimit të saj, Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës i përket të gjithëve dhe jo partive politike.
“Bashkohuni me ne. UÇK-ja është e jona, jo e partive politike”, ka shkruar Jakupi.



